Tu e lexu qitash
Kush janë homofobat e Kuvendit të ri të Kosovës?

Kush janë homofobat e Kuvendit të ri të Kosovës?

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, është bërë e qartë se një numër kandidatësh me histori të dokumentuar të qëndrimeve homofobike dhe transfobike kanë siguruar mandate deputetësh dhe janë tashmë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Këta emra ishin identifikuar paraprakisht në listën “Mos i voto homofobat”, të publikuar nga Dylberizm dhe CEL para ditës së zgjedhjeve, me qëllim informimin e publikut mbi rreziqet që paraqesin qëndrimet diskriminuese kur ato përkthehen në pushtet politik.

Sipas rezultateve zgjedhore, në Kuvend kanë hyrë deputetë nga disa subjekte politike:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

  • Eman Rrahmani
  • Kujtim Gashi
  • Mërgim Lushtaku

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

  • Ramush Haradinaj
  • Besnik Tahiri
  • Time Kadrijaj
  • Bekë Berisha
  • Albana Bytyqi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

  • Lumir Abdixhiku
  • Lutfi Haziri
  • Anton Quni

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

  • Labinotë Demi Murtezi
  • Fitim Haziri
  • Fjolla Ujkani
  • Alban Bajrami
  • Driton Hyseni

Subjekte të tjera politike:

  • Duda Balje – Socialdemokratska Unija (SDU)
  • Erxhan Galushi – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
  • Nenad Rashiq – Za Slobodu Pravdu i Opstanak

Krahasuar me listën që Dylberizm publikoi para zgjedhjeve, jo të gjithë kandidatët e identifikuar si homofobë arritën të marrin mandate. Një pjesë e tyre mbetën jashtë Kuvendit, çka tregon se informimi publik dhe presioni qytetar kanë pasur një efekt të pjesshëm. Megjithatë, hyrja e këtyre deputetëve në legjislaturën e re dëshmon se homofobia dhe transfobia vazhdojnë të kenë përfaqësim institucional në Kosovë.

Prania e tyre në Kuvend ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si do të trajtohen nismat ligjore për barazi, mbrojtje nga diskriminimi dhe të drejtat e dylberave. Përvoja e legjislaturave të kaluara ka treguar se deputetë me qëndrime përjashtuese kanë bllokuar ose relativizuar iniciativa kyçe, duke e zhvendosur debatin nga të drejtat themelore drejt retorikës morale dhe populiste.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve e bëjnë të qartë se puna nuk përfundon me publikimin e listave apo me ditën e votimit. Përkundrazi, hyrja e këtyre deputetëve në Kuvend e rrit nevojën për monitorim të vazhdueshëm të punës së tyre, reagim publik ndaj çdo gjuhe apo veprimi diskriminues dhe presion të pandërprerë politik për barazi, dinjitet dhe të drejta të plota për personat LGBTIQ+ në Kosovë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top