Gjatë kohës së karantinës nuk e di sa herë e kam dëgju fjalën P***r nga babai im

M – 17 vjeç

Fillova ta shkruaj këtë letër më datën 26 prill 2020 duke i ndëgjuar këngët e grupit britanez ‘The Smiths’ në karantinën time që bëjë kinse rrethohem nga një ngrohtësi familjare.

Në këtë moment sa jam duke i shkruar këto rreshta dhe po mendoj se si t’i vazhdoj rreshtat e tjera pa u frikësuar se dikush nga familja ime do t’i lexoj këto fjalë. Keq apo jo, të frikësohesh se dikush e merr vesh kush je në të vërtetë dhe këtë jam duke e mbajt larg nga e gjithë bota qe 10 vjet dhe në fund të ditës i dëgjon duke të thënë se seksualitetin duhet me mbajt për vete dhe brenda katër mureve, ndërkohë që në televizor është duke u shfaqë një çift heteroseksual duke kry marrëdhënie seksuale. Ironike apo jo?

Gjatë kohës së karantinës nuk e di sa herë e kam dëgju fjalën P***r nga babai im, sepse sipas tij nëse dikush nuk tregon shkathtësi ose maskulunitet ai duhet të jetë gej. Kjo seriozisht më shkakton stres të paparë dhe kjo fjalë më duket që më shtyp e më shtyn e unë ndihem i vogël kur nuk guxoj me e kundërshtu babain tim.

Është e padrejtë sesi komuniteti LGBT+ duhet të ndihet në shtëpitë e tyre ku supozohen të jenë vetëvetja dhe të rrethohen nga dashuria dhe përkrahja por në fakt janë të rrethuar nga frika dhe injoranca.

Çdo ditë fantazoj se si do të ishte e ardhmja ime me një burrë por në jetën time janë disa zinxhirë që duhet t’i këpus nëse dua ta arrijë atë lumturi dhe ndjenjë.

Gabimi më i madh i prindërve është presioni që iu ipet fëmijëve për të ardhmen dhe sesi duhen ta mendojnë ata jetën e tyre. Nëntë vite të jetës sime kanë kaluar duke mendu që unë nuk jam ky që jam dhe se unë duhet të ndryshoj.

Më kujtohet kur në vitin 2014 kur Conchita fitoi Eurosongun dhe unë tek njerëzit kam paraqitë homofobi e në mendjen time kam qenë konfuz dhe i mahnitur.

Sot, unë e pranoj vetvetën dhe e di kush jam në të vërtetë dhe shtysë e imja për me e shkru këtë letër janë fjalët e babit tim. Nëse ndihet dikush kështu, të mbyllur si në kafaz në këtë kohë, më besoni se nuk jeni vet dhe në fund të ditës dijeni që unë (djali anonim nga Prishtina) ju dua shumë!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top