Tu e lexu qitash
Policia dhunon fizikisht aktivisten trans Anxhela në Tiranë

Policia dhunon fizikisht aktivisten trans Anxhela në Tiranë

KUJDES! Përmbajtja e mëposhtme mund të përmbajë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

Shqipëria u përfshi nga protestat masive në mbarë vendin, pasi që policia ka ekzekutuar 25 vjeçarin Klodian Rasha në Tiranë. Kjo ngjarje e rëndë ka revoltuar popullin shqiptar, të cilët janë duke protestuar çdo ditë në vende të ndryshme kundër brutalitetit të policisë shqiptare.

Raportohet se shumë persona janë arrestuar dhe rrahur nga policia në mënyrë të organizuar për shkak se iu bashkuan protestave dhe thirrjeve për drejtësi për të riun shqiptar.

Së fundmi, sipas platformës JOQ Albania, policia ka dhunuar fizikisht aktivisten transgjinore Anxhela, e cila e ka denoncuar rastin në redaksinë e platformës shqiptare.

Anxhela raporton se ka dalë të mërkurën pasdite, rreth orës 18:00 tek sheshi mbrapa Muzeut Kombëtar për të takuar shoqet e saj, dhe tregon se është ndaluar nga dy policë civilë të cilët e shoqëruan në komisariat, ku përgjatë rrugës e kanë rrahur duke ia përplasur kokën në makinë. Ajo dëshmon se policët kanë dyshuar se Anxhela iu është bashkuar protestuesve, edhe pse ajo kishte dalë vetëm për të lypur, por që dy policët nuk e kanë besuar.

Kqyre edhe qito

“Sot rreth orës 18:00 te sheshi mbrapa muzeut kombëtar unë po shkoja të takoja ca shoqe të miat ku 2 civila më ndalun dhe morën fugonin për të më shoqëruar në ambjentet e policisë gjatë kohës kta policat më thoshin ca do ti në protestë ku unë po u thosha sjam për protest kisha dal me lyp u tregova dhe lekët po ata sbesun por ma përplasën kokën te makina dhe ja si mkan bo…” ka denoncuar rastin Anxhela.

Kjo nuk është hera e parë që Anxhela është sulmuar fizikisht. Në nëntor të vitit 2019 ajo është sulmuar nga një grup i të rinjve të cilët e kanë rrahur në mes të rrugës. Ajo ka deklaruar disa herë se është ngacmuar edhe nga zyrtarët e Policisë, sa herë ka shkuar ti denoncojë rastet e ngacmimeve dhe dhunës që ka përjetuar.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top